Wenger: Henry gaboi për Giroud NULL NULL 04.05.2015 11:15 04.05.2015 11:15 Ish sulmuesi i Arsenalit ka kritikuar bashkpatriotin e tij Giroud pas humbjes 1-0 nga Chelsea në Prill,por menaxheri i Arsenalit ,thotë se ish reprezentusi i Francës ka qenë i shtyer të bëhet kontravers. Thierry Henry ka kritikuar idenë që Olivier Giroud mund ta udhëheqë Arsenalin drejt titullit. “Mendoj që Giroud po luan shumë mirë, por a mund ta fitoni titullin e ligës me të? Unë nuk mendoj që jo”. “Ai po e kryen punën e tij shumë mirë, por jo për ta fituar titullin”. Mirëpo, trajneri i Arsenalit Arsene Wenger ka thënë se kritikat e Henry-t ndaj bashkëvendasit të tij janë të tepruara, duke bërë edhe krahasimin mes 28 vjeçarit dhe golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në Arsenal. “Henry e ka gabim”, u shpreh trajneri i Gunners. “Ai paguhet për të folur kështu. Të gjithë e dijmë si funksionon sistemi i mediave moderne, veçanërisht televizioni. Unë e di. Të shtyejnë të bëhesh kontravers, sepse paguajnë shumë për këtë”. “E pranoj mendimin e tjetrit, por komenti i Henry mbi Giroud ishte paksa i gabuar. I kam dëgjuar edhe më parë të njëjtat gjëra duke u thënë për Nicolas Anelka, për vetë Thierry Henry-n, dhe për Robin Van Persie, por të gjithë ata janë bërë lojtarë të klasit botëror”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.