Ekskluzive: Pamje duke nxjerrë trupin e Astrit Deharit nga qelia e burgut (VIDEO) NULL NULL 10.11.2016 22:49 10.11.2016 22:49 Klan Kosova ka siguruar pamje nga Qendra e Paraburgimit në Prizren ku ka vdekur në rrethana ende të paqarta aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Dehari ka vdekur të shtunën e kaluar me pesë nëntor nga asfiksia, ose mbetja pa frymë. Por, ende nuk ka një vendim përfundimtar se a ka bërë vetëvrasje Dehari, apo është vrarë. Vetëvendosje thotë se janë të bindur se Dehari nuk e vrau veten, por atë e bëri dikush tjetër. Këto pamje ekskluzive tregojnë pamje kur Dehari nxirret nga qelia e tij e burgut dhe nuk dihet nëse është ende gjallë, apo pa shenja jete. Pamjet janë pikërisht të datës pesë nëntor, njofton Klan Kosova. klankosova.tv