Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

BE dhe Kanada nënshkruajnë marrëveshjen e “vonuar” tregtare

NULL NULL
30.10.2016 14:49

Bashkimi Evropian dhe Kanadaja kanë nënshkruar marrëveshjen historike tregtare, transmeton Klan Kosova.

Marrëveshja u nënshkrua në Bruksel nga kryeministri kanadez, Justin Trudeua dhe zyrtarë të lartë të BE-së .

Ceremonia e nënshkrimit fillimisht ishte planifikuar për të enjten por më pas u anulua pasi krahina frankofone Ëallonia në Belgjikë kërkoi masa më të mira mbrojtëse për vendet e punës, ambientin dhe standardet e jetesës.

Të gjitha shtetet e BE-së miratuan marrëveshjen të premten, pasi u arrit konsensusi.

Pakti eliminon 99% të tarifave, ndërsa zyrtarë nga të dyja palët shpresojnë që do të gjenerojë të ardhura shtesë prej 12 miliardë dollarësh në vit. Marrëveshja duhej të firmosej që sot, por u shty pasi avioni i kryeministrit kanadez u kthye pas në aeroportin e kryeqytetit Ottaëa, pas një problemi mekanik.

BE thotë se  kjo marrëveshje tregtare me Kanadanë  ka qenë ndër marrëbeshjet më të rëndësishme që ka nënshkruar ndonjëherë. U deshën shtatë vjet për të negociuar.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.