Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoti: Arkeologjia, një pikë lidhëse mes Kosovës dhe Gjermanisë

NULL NULL
19.10.2016 18:05

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Gjermani, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti ka bërë një vizitë edhe në Muzeun Gjerman të Minierave në Bohum ku është takuar me përfaqësues të këtij muzeu, njofton Klan Kosova.

Zëvendësministri Hoti është pritur në takim nga Prof. Dr. Thomas Stöllner, drejtor dhe anëtar i Bordit në Muzeun e Bohumit, Dr. Gabriele Körlin, Zëvendës Drejtoreshë e Departamentit për Hulumtime Shkencore dhe Dr. Guntram Gassmann.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Muzeu i Bohumit që nga viti 2012 kanë konkretizuar bashkëpunimin nëpërmjet nënshkrimit të një Memorandumi.

Në takimin që zëvendësministri Hoti pati me përfaqësuesit e muzeut, u diskutua rreth përtëritjes së memorandumit edhe për 3 vite.

Hoti shprehi dëshirën dhe gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin dhe së bashku u dakorduan që të mendohet për plane afatgjata për financimin e bashkëpunimit.

Një tjetër çështje me rëndësi që u diskutua është edhe mundësia për hapjen e një muzeu të Mineraleve të tipit të Bohumit në Kosovë, konkretisht në Kishnicë, për të cilin edhe përfaqësuesit e Bohumit u pajtuan se është shumë i mundshëm dhe shumë atraktiv.
Zëvendësministri Hoti: Arkeologjia, një pikë lidhëse mes Kosovës dhe Gjermanisë
Zëvendësministri Hoti: Arkeologjia, një pikë lidhëse mes Kosovës dhe Gjermanisë
Zëvendësministri Hoti: Arkeologjia, një pikë lidhëse mes Kosovës dhe Gjermanisë

 

lajme të ngjashme