Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ribery: Griezmann, jo lojtar i klasit Botëror

NULL NULL
13.10.2016 14:00

Franck Ribery sulmon ashpër Antoine Griezmann. Për sulmuesin e Atletico Madrid dhe të Kombëtares Franceze, 2016 ka qenë një vit jo dhe aq me fat, duke humbur dy finale shumë të rëndësishme, sic ishte Champions League dhe Kampionati Europian.

Pavarësisht kësaj 25-vjecari është ritkthyer sërisht në formën e tij më të mirë, duke lënë pas këto dy episode të pakëndshme. Elozhet në drejtim të Grizman nuk kanë munguar nga ana e gazetarëve dhe specialistëve të futbollit por, i të njëjtit mendim nuk është sulmuesi i Bayern Mynih, Frank Ribery i cili shprehet për bashkombasin e tij se arritjet e Grizman nuk mjaftojnë për ta cilësuar atë si një futbollistë shumë të mirë.

“Sipas mendimit tim, Grizmann nuk është një lojtarë i klasit botëror, pasi ai nuk pasur ecuri pozitive ndër vite, si në kampionatin Spanjoll ashtu edhe në kupat e Europës.

Nëse ai shfaqet gjithmonë në formë për 10 apo 15 vitet e ardhshme, atëherë unë do ta komplimentoj atë. Unë pësova një dëmtim të rëndë dhe tani që jam rikthyer jam po ai që isha para dëmtimit. Në 10 sezonet e fundit kam qënë gjithmonë mes më të mirëve.”

Deklarata e ashpër e Ribery mund të konsiderohet dhe nje hakmarrje personale, pasi sulmuesi i Atletico Madrid tek Kombëatarja Franceze mban mbi shpinë numrin 7. Ndoshta kjo nuk i ka pëlqyer sulmuesit të bavarezëve, pasi ky numër më parë i përkiste Franck Ribery gjatë kohës kur ai ishte pjesë e Kombëtares së Gjelave./Supersport

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.