Graçanicë: Gjendet trupi i foshnjës dymuajshe në pus NULL NULL 27.09.2016 13:24 27.09.2016 13:24 Trupi i një foshnje dymuajshe është gjetur mëngjesin e sotëm në pusin që ndodhet në shtëpinë e prindërve të fëmijës të cilët e kishin raportuar zhdukjen. Komandanti i stacionit policor në Graçanicë Bratislav Trakjoviq ka thënë për RTV Kim se prindërtit e kanë njoftuar policinë për humbjen e fëmijës mëngjesin e sotëm, transmeton Klan Kosova. Pak kohë më vonë forcat e rendit kanë gjetur trupin e pajetë, i cili më pas është dërguar për obduksion.