Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përfundon votimi në “Republika Srpska”, 51.17% pjesëmarrja

NULL NULL
25.09.2016 22:07

Serbët e Bosnjës kanë votuar sot në referendum, proces i cili ky ka qenë i papranuar nga Gjykata Kushtetuese e këtij vendi.

Madje për këtë ata rrezikojnë që të përballen edhe me sanksionet e Perëndimit, kundër autonomisë së këtij regjion si dhe me akuza për krime lufte ndaj liderëve.

Ky proces votimi ka qenë paraparë që të mbahet me 9 janar, në përvjetorin e vitit 1992 ku serbët e Bosnjës shpallën themelimin e shtetit të tyre.

Sipas autoriteteve pjesëmarrja e votuesve në referendum ka qenë 51.17%, kurse rezultatet preliminare pritet që të dalin pas mesnate, shkruan Abcnews, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.