Kamëz: Ndërron jetë polici, u përplas nga vetura NULL NULL 25.09.2016 22:06 25.09.2016 22:06 Ndërroi jetë një nga efektivët e policisë që u përplasën gjatë patrullimit në Kamëz. Dy të tjerë janë rëndë në spital. Vetura e llojit xhip i aksidentoi dy punonjësit e policisë gjatë momentit që ata ndodheshin në furgon, në Bulevardin Blu në Kamëz. Sipas të dhënave paraprake mësohet se automjeti si rezultat i shpejtësisë së lartë ka përplasur furgonin e policisë dhe disa makina të tjera, shkruan Lapsi.al. Të plagosur kanë mbetur punonjësit e policisë N. Hoxha dhe E. Haxhiraj dhe një punonjës tjetër i komisariatit, që janë transportur në gjendje të rëndë në spitalin e traumës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Hoxha: Rast që duhet të bëjë kthesë edhe në reformën e Policisë (VIDEO) 3 minuta më parë
Kosova Hoxha: Kur u konstatua vdekja e tij, qytetari kishte pranga, pres hetim gjithëpërfshirës (VIDEO) 21 minuta më parë