Ambasadori amerikan Donald Lu takim me Ramën në Kryeministri NULL NULL 25.09.2016 20:22 25.09.2016 20:22 Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu po zhvillon një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Takimi i Donald Lu me Ramën në Kryeministri ka nisur në orën 19:30. Nuk dihet arsyeja e këtij takimi mbrëmjen e të dielës, porn ë prononcimin e fundit public, Lu foli për situatën e kanabisit në vend dhe për Reformën në Drejtësi. Ambasadori vuri shenjën e barazimit mes qeverisë së Ramës dhe asaj të Berishës, kur bëhej fjalë për trafikun e drogës, shkruan Lapsi.al. “Pyetja që kam disa herë në media është nëse situata sot është më keq se sa ishte nën qeverinë e kaluar. Dhe reagimi im është se mendoj të dyja, qeveria e kaluar dhe qeveria aktuale kanë probleme me trafikimin e drogës dhe ka politikanë që kanë përfituar nga lidhjet e tyre me trafikantët e drogës. Dhe mendoj se ia vlen të sjellim në mend që e dimë se ka një numër anëtarësh të parlamentit, ka kryebashkiakë në Shqipëri dhe ka pasur kandidatë për kryebashkiakë që kanë pasur dënime për trafik droge në shtete anëtare të BE-së”, u shpreh Lu dy ditë më parë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Lladrovci i bindur: Kandidat për kryetar të Drenasit ka veç një, e ai jam unë 1 minutë më parë