Sali Berishës iu dogj shtëpia nga serbët në vitin 1999 (VIDEO) NULL NULL 25.09.2016 20:27 25.09.2016 20:27 Shumë shtëpi u granatuan e u shkatërruan gjatë luftës në Kosovë. Forcat serbe disa here granata hodhën edhe përtej kufirit në territorin e Shqipërisë, njofton Klan Kosova. Bile gjatë vitit 1999 cak ishte edhe shtëpia e ish-kryeministrit Sali Berisha. Këtë e beri të ditur vet Berisha në emisionin Xing me Ermal Mamaqin që u transmetua në Klan Kosova mbrëmjen e së shtunës. Ish-kryeministri i Shqipërisë bëri me dije se shtëpinë e tij në shërbim të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e dha me gjithë dëshirë. Kontribut familja Berisha në luftën e Kosovës kishte dhënë edhe në forma tjera. Berisha bëri me dije se tani shtëpia në Tropojë po restaurohet. Të plotë më poshtë mund ta ndiqni kronikën e gazetares Merita Neziri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 7 orë më parë