U kthyen nga Haxhi, presin e përcjellin mysafirë (VIDEO) NULL NULL 25.09.2016 20:26 25.09.2016 20:26 Nga afër e panë vendin e shenjtë 860 kosovarë. E me t’u kthyer nga Haxhi, rendi e do që haxhinjtë të presin mysafir. Këta të fundit nuk janë të pakët që po vizitojnë Ramiz Sopjanin në Hajvali, pas udhëtimit më të rëndësishëm të jetës së tij. E derisa ky qëndroi në vendet e shenjta nuk harroi familjarët e miqtë e tij, madje në haxh, Ramiz Sopjani u lut edhe për shtetin e Kosovës, njofton Klan Kosova. Fqinjët e Ramiz Sopjanit në konak i shkuan edhe Kadri Makollit. Ashtu siç e do zakoni asnjë vizitor nuk kthehet duarthatë. Atyre u dhurohen edhe dhurata simbolike si tespi e parfume të sjella nga Arabia Saudite. Kronikë nga Enis Reçica. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 7 orë më parë