Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndërron jetë piktori Gjelosh Gjokaj – Pikaso i Ballkanit (VIDEO)

NULL NULL
25.09.2016 20:24

Autori i veprave që dikush i krahason me ato të Pikasos nuk jeton më.

Gjelosh Gjokaj ndërroi jetë të dielën në moshën 83-vjeqare në një spital të Bayernit, njofton Klan Kosova.

Sëmundja e rëndë që e kishte piktori e mundi atë. Por, la mbrapa vetes mbi  tre mijë vepra arti në pikturë e grafikë.

Lajmi për vdekjen e tij, i la të pikëlluar shumë artistë kosovarë që e cilësojnë si një figurë të rëndësishme jo vetëm shqiptare.

E ekspozitën që Mulliqi e Gjokaj do ta hapnin pas disa ditëve, tani do ta bëjë pa “Pikason e Ballkanit”

 E piktorja Zake Prelvukaj ashtu si Luan Mulliqi tregonë se si Gjokaj nuk e kishte harruar vendlindjen e tij.

Prelvukaj shtoi se Gjelosh Gjokaj ka qenë frymëzim i saj se si ajo e sheh pikturën dhe se këtë frymëzim do ta mbajë gjithmonë jo vetëm ajo por shumë artistë të rinj shqiptar.

Kronikë nga gazetari Halil Berisha.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.