Mustafa nga Amerika fton opozitën në takim, këta vënë kushte (VIDEO) NULL NULL 25.09.2016 20:30 25.09.2016 20:30 Kryeministri Isa Mustafa i çoi selam opozitës nga Amerika. Ai tha se do t’i ftojë në takim krerët e subjekteve politike opozitare për të diskutuar rreth marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. E në Prishtinë opozita nuk e përjashton mundësinë e pjesëmarrjes në këtë takim të ftuar nga shefi i qeverisë. Mirëpo, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kanë një kusht, tërheqjen e marrëveshjes. Pozicion pak a shumë njëjtë karshi propozimit të Mustafës kanë edhe në lëvizjen Vetëvendosje. Sipas Zgjim Hysenit, anëtar i kryesisë në këtë subjekt opozitar, pa shfuqizim të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, dialog nuk ka. Hyseni madje mendon se kjo ftesë nga kryeministri Isa Mustafa është e vonuar. Një vendim sa i parkete pjesëmarrjes apo jo në takimin e paralajmëruar publikisht nga kryeministri nuk e kanë marr ende ne subjektin Nismës për Kosovës. Më poshtë të plotë mund ta ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetari Vullnet Krasniqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 7 orë më parë