Disa gjëra që s’i keni ditur për furçën e dhëmbëve NULL NULL 23.09.2016 23:00 23.09.2016 23:00 Të gjithë e kemi dëgjuar nga doktori se sa e rëndësishme është t’i pastrojmë dhëmbët. Dhe kjo sipas dentistëve, duhet të bëhet dy deri në tri herë në ditë me brushë e pastë dhëmbësh. Pastrimi i dhëmbëve është bërë i natyrshëm dhe në botën moderne furça e dhëmbëve është një mjet esencial higjienik. Por pavarësisht se i pastrojmë dhëmbët për çdo ditë, ka pak gjëra që dimë rreth furçës së dhëmbëve. Më poshtë mund t’i mësoni disa nga gjërat që s’i keni ditur: Njerëzit në antikitet, i përdornin shkopinjtë e drurit për t’i pastruar dhëmbët, kurse në kohët më moderne brushat bëheshin me flokët e derrit. Brusha e parë elektrike ishte prodhuar nga Squibb, një kompani evropiane që vepronte rreth vitit 1956. Furçën e dhëmbëve s’duhet ta mbani në tualet dhe nëse vendosni një kapak në të, shkaktoni grumbullimin e baktereve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.