Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gruevski do bëhet me ekip të ri

NULL NULL
03.05.2015 17:22

Kryeministri  i Maqedonisë, Nikolla Gruevski në kongresin e 15-të të VMRO DPMNE-së paralajmëroi ndryshimin e ekipit të tij.

Shefi i qeverisë maqedonase tha se në radhët e partisë ka persona të lodhur që duhet të zëvendësohen me lojtarë të rinj.

Ai nuk foli për kuadro konkrete, ndryshe nga çfarë po përflitet prej ditësh në opinion, për largimin e Gordana Jankullovskës, Zoran Stavrevskit dhe Mile Janakievskit, si dhe të drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov.

“Ekipi duhet të ruhet por edhe të freskohet kohë pas kohe, me ndryshime që në momente të caktuara do të japin energji të re. Unë këtë e kam bërë vazhdimisht edhe pa ‘bomba’ të mëdha. Ashtu do të vazhdoj të punoj. Ekipi që fiton nuk ndryshohet. Megjithatë lojtarët që lodhen nëse nuk zëvendësohen apo çlodhen, ekipi nuk mund të fitojë prapë”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.

Gruevski tha poashtu se bombat e Zaevit, e zgjuan dhe forcuan më shumë partinë, për të bërë bilanc të brendshëm të punës dhe kuadrove të saj. Nga ana tjetër, paralajmërimin e opozitës për protesta masive më 17 maj, Gruevski e quajti përpjekje të dështuar për marrjen e pushtetit me forcë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.