Musliu: Dëshmitarët në Kosovë janë të pambrojtur NULL NULL 16.09.2016 18:18 16.09.2016 18:18 Betim Musliu, nga Instituti Kosovar për Drejtësi, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se dëshmitarët e mbrojtur në Kosovë e kanë të vështirë jetën, për shkak të mungesës së programeve për këtë gjë. “Ambienti i dëshmitarëve të mbrojtur në Kosovë asnjëherë nuk ka qenë i mirë. Ka ekzistuar mundësia që ata të kërcënohen. Dua të bëj të ditur se në Kosovë sot është e vështirë të bëhesh pjesë e një dëshmie në një proces gjyqësor sepse klientelizmi i lë dëshmitarët me fatin e tyre në duar”. “UNMIK-u asnjëherë nuk ka pasur programe të mirëfillta për mbrojtjen e dëshmitarëve, që përmes tyre të zbardhen një pjesë e veprimtarive kriminale që kanë ndodhur”. Ai ka deklaruar se arrestimet e fundit në Gjilan nuk janë gjë tjetër vec spektakël i radhës, pasi një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë të emëruar praktikisht, jo formalisht, nga dy partitë më të mëdha në vend, njofton Klan Kosova. “Nëse e shohim praktikën e ndërtuar deri tash, mund të mendojmë që edhe arrestimet e fundit nuk janë vec spektakli i radhës. Kemi një situatë komike me Gjilanin, pasi pothuaj e gjithë komuna është duke u akuzuar. Prokurorët, disa prej të cilëve të emëruar në pushtet, më shumë bëjnë shfaqje sesa punë”. “Nëse e shohim cka ka ndodhur në të kaluarën me raste të ngjajshme, e që të tillat janë hapur, hetuar dhe mbylluar, atëherë pak mund të besojmë. Është e pashpjegueshme se si po krijohet gjithë kjo pasiguri juridike tek qytetari”. /klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.