Komediani ia prishi frizurën Donald Trump’it (VIDEO NULL NULL 16.09.2016 09:00 16.09.2016 09:00 Frizura e famshme e kandidatit për president amerikan, Donald Trump, nuk e ka pasur gjatë në emisionin e komedianit Jimmy Fallon në “Tonight Show”. Nikoqiri i emisionit që për mysafir e kishte kandidatin e republikanëve për president, i ka kërkuar atij të bëj një “budallallëk” me të, pasi që herën tjetër që do t’i vijë në emision ai do të jetë president. “S’po më pëlqen se si tingëllon kjo që po e thua”, ka thënë Trump, para se Fallon t’i kërkonte që t’ia prishte frizurën. “Përgjigjja është po, mund të mi prishësh flokët”. Dhe përderisa Trump njihet për të qenit shumë senzitiv për flokët e tij, ai ka buzëqeshur pas kësaj që i bëri Fallon. Në vitin 2011, Trump në një intervistë për Rolling Stone, kishte rrëfyer se si ia bën që flokët t’i rrinë ashtu si i rrinë. Ai kishte thënë se i lanë me shamponin Head and Shoulders, dhe më pas i lë të teren vetvetiu, gjë që i merr një orë kohë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Lidhja e Bizneseve të Kosovës ngre alarm: Gjendje kritike e kompanive gurthyese dhe betonjerkave 1 orë më parë