Besnik Hasi shpalos strategjinë kundër Borussia Dortmund NULL NULL 14.09.2016 19:45 14.09.2016 19:45 Trajneri gjakovar i Legia Varshava, Besnik Hasi, ka folur për ndeshjen e sontme të ekipit të tij me gjigantët e Borussia Dortmund, njofton Klan Kosova. “Borussia Dortmund është ekip më i mirë se ne, por futbolli është i paparashikueshëm, gjë që e bën lojën kaq të bukur”. “Do të doja që secili lojtar imi të merrte sa më shumë kënaqësi që të jetë e mundshme. Kemi pritur kohë të gjatë për të luajtur në Ligën e Kampionëve”. “Kur luan kundër Borussia Dortmund duhesh ta pranosh rrezikun, t’i mbyllësh lojtarët. Nuk mund t’iu lejoni hapësirë lojtarëve të tyre kryesorë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.