Hoti: Muaji gusht, muaji i rekordeve (VIDEO) NULL NULL 08.09.2016 20:23 08.09.2016 20:23 Muaji gusht, sipas ministrit të Financave, Avdullah Hoti, ishte mjaft i suksesshëm për arkën e shtetit të Kosovës. Për këtë ai u mburr edhe para shefit dhe kolegëve të tij në kabinetin qeveritar. “Në mujin gusht është shënuar inkasimi më i lartë në historinë e agjencive mbledhëse ku dogana ka arritur nivel rekord prej tre shifrorësh, inkasime prej 115 milionë eurosh, ndërkaq administrata tatimore 29.4 milionë”, ka thënë Hoti, njofton Klan Kosova. Sukseset e Minsitrit Hoti me të dhëna të reja e mbështeti edhe një vartës i tij nga Administrata Tatimore e Kosovës. Sipas drejtorit të këtij institucioni, Sakip Imeri, në tetë muajt e parë të këtij viti kanë pasur 31 milion euro të hyra më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar Kronika e zgjeruar nga Halil Berisha. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.