Rritet numri i të varfërve në Maqedoni NULL NULL 03.05.2015 16:12 03.05.2015 16:12 Shkalla e njerëzve të varfër në Maqedoni në vitin 2013 ishte në 24.2 për qind,shifra këto të Entit Shtetëror të Statistikës. Ky hulumtumim ishte i bazuar në të dhënat e anketës mbi të ardhurat dhe kushtet e jetesës që është kryer në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Evropian. Të dhënat tregojnë se shkalla më e madhe e varfërisë në mesin e familjeve të përbëra nga dy të rritur me dy fëmijë të varur në vitin 2013 përbënin 24.8 për qind. Shkalla e të punësuarve të varfër është 11.1 për qind, ndërsa shkalla e pensionistëve të varfër është 10.9 për qind. Të dhënat më tej tregojnë se 40.3 për qind kishin probleme me pagimin e kredive apo faturave të shërbimeve komunale, 70.6 për qind nuk kanë arritur të siguronin një pushim njëjavor në vit, 23.7 për qind nuk kanë arritur të kenë një makinë. Baza për llogaritjen e varfërisë së të ardhurave dhe pragu i varfërisë është definuar në 60 për qind të të ardhurave mesatare ekuivalente. / Albinfo.ch *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sipas një zyrtari amerikan Trumpi ka refuzuar një plan izraelit për të vrarë udhëheqësin iranian 3 days