Ukë Rugova nesër në Gjykatë NULL NULL 29.08.2016 22:03 29.08.2016 22:03 Nesër nis seanca fillestare e gjykimit të Ukë Rugovës dhe 19 personave tjerë, raporton KALLXO.com. Nesër në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të mbahen seancat e shqyrtimit fillestar ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve për vizat italiane shengen. Seancat fillestare ishin paraparë të mbaheshin më 24, 25 dhe 30 gusht, mirëpo pesë ditë më parë munguan pesë të akuzuar dhe kryetari i trupit gjykues e caktoi fillimin e këtij gjykimi më 30 gusht. Sipas aktakuzës se Prokurorisë Speciale të Kosovës, nga maji 2011 deri më shkurt 2014, djali i ish-presidentit historik të Kosovës, Ukë Rugova ishte drejtues i një grupi kriminal i cili në këmbim të një shume prej 3000-4000 mijë euro siguroi 556 viza shengen për 526 persona të ndryshëm nga gjithsej 614 aplikacione për vizë sa ishin bërë në ambasadën italiane në Kosovë. klankosova.tv