Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sadiku, heroi i Zürich-ut

NULL NULL
28.08.2016 16:44

Armando Sadiku ka rigjetur buzëqeshjen te Zurich, shkruan Supersport.

Për këtë ka shërbyer goli i realizuar nga sulmuesi i Kombëtares, në sfidën e javës së 6-të të Challenge League, kategoria e dytë zvicerane, në ndeshjen ku Zurich fitoi 3-1 në fushën e Schaffhausen.

Bomberi kuqezi vazhdon të jetë protagonist, duke vendosur fatin e ndeshjeve të ekipit të tij. Në minutën e 51-të, Sadiku dyfishoi shifrat pas avantazhit të miqve me Luis.

Gol që i dha qetësi Zurich, e pavarësisht se Schaffhausen shkurtoi shifrat me Tranquilli, në sekondat e fundit të sfidës Kone shënoi edhe golin që vulosi fitoren 3-1 për bardhkaltërit.

Për Sadikun ishte goli i katërt sezonal dhe i treti gjatë këtij muaji, ndërsa 25-vjeçari kryeson edhe listën e golashënuesve të Challenge League.

Zurich kryeson kampionatin me 16 pikë në 6 ndeshje dhe me golat e Armando Sadikut rikthimi në elitën e futbollit zviceran duket vetëm çështje kohe.

Sulmuesi shqiptar nga ana e tij ka rigjetur lumturinë, pas periudhës ku klubi nuk e lejoi të largohej, pavarësisht ofertave të shumta në merkato.

Një prej arsyejeve të paqes është edhe fakti që Zurich do të luajë në Europa League, në Grupin L, ku doo të ketë si kundërshtarë spanjollët e Villarreal-it, rumunët e Steaua-s së Bukureshtit dhe turqit e Osmanlispor. Një tjetër vitrinë e rëndësishme për Armando Sadikun, pas golit historik të shënuar me Kombëtaren në Europian.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.