Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

”Të punësuarit në Komunën e Prishtinës, militantë të Vetëvendosjes”

NULL NULL
25.08.2016 16:57

Partia Demokratike e Kosovës, derisa ka mbajtur një konferencë për media, po pretendon se ka fakte të reja në lidhje me punësimet e paligjshme në Komunën e Prishtinës nga ana e kryetarit Shpend Ahmeti si dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Gjatë këtij takimi fjalim mbajti sekretari i degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli i cili tha se që nga momenti që kanë bërë publike listat e të punësuarve me kontratë mbi vepër, Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti, në vend se të sqarohet para qytetarëve për veprimet e kundërligjshme, ai është përpjekur që të ju hedh hi syve qytetarëve të Prishtinës.

‘’Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti, në vend se të sqarohet para qytetarëve për veprimet e kundërligjshme, ai është përpjekur që të ju hedh hi syve qytetarëve të Prishtinës, duke luajtur rolin e viktimës dhe duke bërë monologje në media. Prandaj jam këtu që edhe njëherë fuqishëm të demaskoj aferat korruptive dhe klienteliste të Shpend Ahmetit dhe Vetëvendosjes në kryeqytet.’’ është shprehur Cakolli, njofton Klan Kosova.

‘’Në listat e publikuara ditë më parë, është e vërtetë se pjesë e këtyre listave kanë qenë edhe disa emra të personave të fushave të ndryshme që kanë ofruar shërbime të caktuara për komunën, siç është rasti me Etno Engjujt apo disa arkitektë të mirënjohur të qytetit tonë, mirëpo ne për shkak të korrektësisë dhe transparencës ndaj qytetarëve, nuk kemi ndërhyrë në listë. Por pjesa dërmuese e emrave që janë publikuar, janë militantë të Vetëvendosjes, të punësuar në Komunën e Prishtinës në mënyrë të paligjshme, e konstatuar kjo edhe nga Auditori i Përgjithshëm.’’

Me këtë rast sekretari i PDK-së Cakolli, me këtë rast pyet Shpend Ahmetin duke iu referuar një liste, për të cilën ka thënë se kush janë personat që ai ka punësuar në kontratë mbi vepër në komunën e Prishtinës.

‘’ Këta janë vetëm disa nga militantët e shumtë të Vetëvendosjes që janë punësuar me kontratë mbi vepër dhe sot vazhdojnë të punojnë në Komunën e Prishtinës, dhe asnjëri prej tyre nuk është pjesë e estradës, e as e shoqatës së arkitektëve të kryeqytetit, siç arsyetohet kryetari Ahmeti.’’ ka shtuar Sekretari i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, njofton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.