Sherr masiv me thika në një dasëm në Fier, 3 të plagosur NULL NULL 17.08.2016 21:42 17.08.2016 21:42 Një dasmë në Fier ka përfunduar në një sherr masiv me thika. Sipas policisë lokale rreth orës 17:20 të së mërkurës në lokalin e shtetasit D.F në fshatin Radostinë, ku po zhvillohej një ceremoni martese ka ndodhur një sherr masiv. A. Bajrami 21 vjeç dhe K.Pashko 33 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me thikë shtetasit L.S 54 vjeç, A.S 19 vjeç dhe G.N 25 vjeç, të tre banues në Radostinë. A. Bajrami dhe K.Pashko janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, ndërsa shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./lapsi *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Edhe nëse ishte i dehur, nuk e justifikon dhunën, e aq më pak vrasjen”: Flet vëllai i Agon Zejnullahut (VIDEO) 5 minuta më parë
Lajme Plagosi rëndë me thikë një shtetas në maj të këtij viti, arrestohet 17-vjeçari 7 minuta më parë