Kapen 2 revole dhe 200 fishekë te një udhëtar në Vërmicë NULL NULL 08.08.2016 12:11 08.08.2016 12:11 Oficerët doganor në Vërmicë kanë parandaluar futjen ilegale të dy armëve, gjatë kontrollit në një autobus. Me rastin e kontrollit të bagazhit të udhëtarëve në autobusin me targa italiane, tek kontrolli i një shtetasi kosovar janë gjetur dy revole dhe disa fishek, njofton Klan Kosova. Pas përpilimit të procesit mbi ndalim-konfiskimin e armatimit dhe municionit personi është arrestuar nga ana e policisë dhe është dërguar në qendrën e ndalimit si dhe rasti është përcjell tek policia për procedim të mëtejmë.