Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vjehrra tenton t`ia presë kokën

NULL NULL
03.05.2015 14:38

Një vajzë e re afgane, e martuar në provincën jug-perëndimore të Ghaznit, i ka shpëtuar një përpjekjeje të vjerrës së saj për t`ia prerë kokën.

Ajo  tani po e rimerr veten në një spital të Kabulit.

25-vjeçarja Gul Sima, kishte denoncuar në të shkuarën dhunën e pësuar nga ana e familjes së të shoqit në katër muajt e parë të martesës.

E shtruar në spital në gjendje kome dhe në reaminacion në spitalin IBN-e-Sina të kryeqytetit afgan, viktima tashmë është në gjendje të mirë dhe ka qenë në gjendje me zë të ngjirut për lëndimet e rënda të marra në fyt, dhe ka rrëfyer se si është rrahur dhe torturuar nga të afërmit e bashkëshortit.

Mes abuzimit të pësuar, ajo ka treguar se ka qenë e detyruar “të hajë dhe thonj”.

Ekzaminimet radiologjike të realizuara nga mjekët e spitalit, kanë konfirmuar këtë krim ndaj saj.

Vajza ka treguar kështu tentativën për vrasje nga ana e vjehrrës. “Vjehrra ime erdhi me një thikë në dhomën time të gjumit dhe filloi të më therë në fyt. Unë ulërita dhe ajo u largua me vrap”.

Vëllai i viktimës, Bahadur, ka thënë se i shoqi i Gul, është arrestuar nga policia. “Kjo është një gjë e mirë, – tha ai, – por tani duam që drejtësia të lejojë menjëherë divorcin”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.