Shpëtohen 3000 mijë emigrantë afrikanë NULL NULL 03.05.2015 14:53 03.05.2015 14:53 Rreth 3 mijë emigrantë ishin nisur nga Afrika Veriore për në brigjet e Italisë përmes ujërave të Detit Mesdhe, derisa marinsat Italianë kryen një aksion shpëtimi. Marinsat italianë vetëm gjatë ditës së shtunë shpëtuan rreth 3 mijë emigrantë nga ujërat e Detit Mesdhe. Të gjithë ata ishin nisur nga Afrika Veriore për në brigjet e Italisë. Përmirësimi i kushteve atmosferike kohëve të fundit ka nxitur një numër të madh të njerëzve që marrin udhën e shkurtë, por të rrezikshme, përmes anijeve të stërmbushura. Autoritetet italiane thanë se në aksionet e fundit ka pasur edhe shumë incidente ku janë përfshirë anijet e vogla të peshkimit që janë fundosur si pasojë e numrit të madh të njerëzve. Disa nga emigrantët janë dërguar në ishullin e vogël italian Lampedusa, ku do të strehohen për një kohë të shkurtër. Për këtë fenomen në rritje, liderët europianë janë pajtuar që t’i shtojnë fondet për më shumë operacione të tilla në Detin Mesdhe. Aktualisht, në këto ujëra janë të angazhuar vetëm marinsat italianë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.