Busy për Papën NULL NULL 03.05.2015 14:15 03.05.2015 14:15 Franco Rabuffi: Mbeta pa fjalë, por Francis më shpëtoi. Më tha se i ishte dukur për të qeshur e gjithë kjo histori e mbylljes së telefonit. Një italian skeptik ka thënë se ka mbetur “pa fjalë” kur e kuptoi se personi që po e telefononte, të cilit ia kishte mbyllur telefonin dy herë, ka qenë Papa Françesku. Franco Rabuffi, ka thënë se nuk ishte habitur fare kur të hënën dikush i kishte telefonuar dy herë duke i thënë se është Papa, e si pasojë ai i`a kishte mbyllur telefonin dy here rishtazi. Megjithatë, në telefonatën e tretë, Rabuffi e kuptoi se në telefon ishte vërtetë Papa Françesku, i cili shpesh u telefonon fansave të tij që e ndjekin në rrjete sociale. Françesku i kishte telefonuar Rabuffit për t`u uruar shërim të shpejtë pasi kishte mësuar se ai ishte sëmurë. “Mbeta pa fjalë, por Francis më shpëtoi. Më tha se i ishte dukur për të qeshur e gjithë kjo histori e mbylljes së telefonit”, ka thënë Rabuffi për gazetën e Vatikanit “L’Osservatore Romano”. Rabuffi ka thënë se ai së bashku me bashkëshorten e tij morën pjesë në meshën e së mërkurës në Vatikan për t’i kërkuar falje personalisht Papës për mospërgjigje ndaj telefonatave të tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sipas një zyrtari amerikan Trumpi ka refuzuar një plan izraelit për të vrarë udhëheqësin iranian 3 days