Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zgjedhet struktura e re udhëheqëse e Vetëvendosjes

NULL NULL
24.07.2016 19:30

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e III-të zgjedhore të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes dhe njëkohësisht ka përmbyllur edhe procesin e brendshëm zgjedhor të Vetëvendosjes, njofton Klan Kosova.

Vetëvendosje ka zgjedhur strukturat në mbi 300 pika nëpër lagje e fshatra anekënd Kosovës.

Nga gjithsej 26 Qendra të Lëvizjes, pesë kryetare janë zgjedhur gra.

Sipas Vetëvendosjes nga ky proces, Lëvizjes i janë bashkuar mbi 4000 anëtarë të rinj, ndërsa 2000 aktivistë janë ngarkuar me detyra konkrete të nivele të ndryshme organizative.

Kjo është struktura e re e Vetëvendosjes;

Nënkryetar i Parë: Dardan Sejdiu
Nënkryetare e Dytë: Fatmire Mullhaxha Kollçaku
Sekretar Organizativ: Dardan Molliqaj
Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë: Boiken Abazi
Koordinatore për Komitete: Dejona Mihali
Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm: Hydajet Hyseni
Zv. Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm: Faruk Mujka

Anëtarë të tjerë të Kryesisë:
Albin Kurti
Shpend Ahmeti
Glauk Konjufca
Aida Dërguti
Elvis Hoxha
Dukagjin Gorani
Xhelal Sfeçla
Albulena Haxhiu
Donika Kadaj Bujupi
Ylli Hoxha
Zgjim Hyseni
Sami Kurteshi
Nazlie Bala
Belgzim Kamberi
Rexhep Selimi

klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.