Media shqiptare, në krizë NULL NULL 03.05.2015 12:00 03.05.2015 12:00 “Qeni roje” është lidhur me zinxhir. Kështu e përshkruan situatën aktuale të medias në Shqipëri gazetari i Vizion Plus dhe studiuesi i komunikimit, Elvin Luku Me rastin e Ditës Botërorë të Medias, Luku shpjegon disa nga arsyet e kësaj krize. Ai thotë se media po mbahet peng nga politika, dhe ky është fataliteti, jo vetëm i pushtetit të katërt, por i vetë politikës. Luku shpjegon se këtë situatë mund ta zhbllokojë media online ose media e qytetarit, të cilën ai e sheh si pushtetin e pestë. Luku ndalet dhe në projekt-ligjin e deputetes Majlinda Bregu, për censurimin e komenteve në portalet online. Ai thotë se ky draft godet zemrën e këtyre mediave, dhe nëse miratohet, ligji do të vrasë median në linjë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.