Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rita Ora dhe Lewis Hamilton po punojnë së bashku?

NULL NULL
18.07.2016 12:45

Kohëve të fundit ka pasur shumë thashetheme se ka lindur një romancë mes këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Lewis Hamilton.

Por a mund të jetë e vërtetë se të dy janë duke punuar së bashku në një projekt muzikor?

Këngëtarja dhe vozitësi i Formula 1  janë parë duke kaluar vikendin së bashku duke regjistruar së bashku në studio derisa të dy kanë postuar fotografi të ndara nga brenda studios.

Të dielën, ylli i Formula 1 ka ndarë një fotografi me fansat në Instagram ku shihet duke punuar në studio derisa edhe Rita Ora poashtu ka postuar një fotografi të ngjashme, transmeton Klan Kosova.

https://www.instagram.com/p/BH-OdSJhgI1/?taken-by=lewishamilton

View this post on Instagram

🌊

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

As njëri e as tjetri nuk kanë konfirmuar nëse kanë qenë së bashku në studion e njejtë e as që janë duke bashkëpunuar në ndonjë projekt.

Të dy kanë qenë kryelajm i mediave rozë duke u përfolur për një lidhje mes tyre por kjo ka mbetur e pakonfirmuar ndonëse një burim ka thënë se Ora dhe Hamilton janë të pandarë tashmë.

“Ata nuk mund të ngopen me njëri-tjetrin, është vërtetë shumë e ëmbël”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.