Për 4 muaj, 21 gazetarë të vrarë NULL NULL 03.05.2015 11:48 03.05.2015 11:48 Gjatë katër mujorit të parë të këtij viti, 21 gazetarë janë vrarë gjatë kryerjes së detyrës anembanë botës. Vetëm në katër mujorin e parë të 2015-së, gjithsej 21 gazetarë janë vrarë gjatë kryerjes së detyrës anembanë botës. Franca e kryeson këtë listë për shkak të vrasjes së tetë gazetarëve gjatë sulmit terrorist të 7 janarit që ndodhi në zyrat e revistës satirike “Charlie Hebdo” Këto shifra u bën publike nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), me rastin e 3 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Kjo organizatë e pavarur jofitimprurëse që promovon lirinë e shtypit në mbarë botën, ka bërë publikimin e kësaj liste që nga vitit 1992 . E që nga ajo kohë , 1 mijë e 123 gazetarë janë vrarë në krye të detyrës, ku Iraku ndodhet në vendin e parë sa i përket gazetarëve të vrarë pasiqë atje humbën jetën 166 sish, ndërsa India renditet në pozitën e 9-të me 34 gazetarë të vdekur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Roja e Kohës" bën thirrje për protestë: Bllokimi i Kuvendit po dëmton vendin (VIDEO) 25 minuta më parë
Lajme Irani mund ta sulmojë i pari SHBA-në dhe ta detyrojë të hyjë në luftë – thotë ish-ambasadori izraelit 36 minuta më parë