Kushtetuesja shtyn vendimin për Shukri Xhelilin NULL NULL 12.07.2016 13:37 12.07.2016 13:37 Gjykata Kushtetuese shtyn seancën gjyqësore për Shukri Xhelilin, pasi ka vendosur të administrojë pamjet filmike të video skandalit ku ish-kryebashkiaku i Dibrës, kërkonte favore seksuale. Vendim është marrë në mbledhjen e sotme të Kushtetueses, kur po shqyrtohet kërkesa e Xhelilit për të rrëzuar vendimin e Këshillit të Ministrave që e shkarkon atë nga detyra. Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 19 korrik për marrjen e vendimit përfundimtarë pas administrimit të viedo-skandalit dhe kontratës së punësimit të vajzës. Xhelili nuk ka qenë i pranishëm, pasi ndodhet në burg, ndërsa në seancë është përfaqësuar nga avokati, i cili ka kërkuar rikthimin e ish-kryebashkiakut në detyrë. Ish-kryetari i Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili i kërkoi favore seksuale një vajze 20 vjeçe për ta punësuar. (11:11) Shukri Xhelili kërkon rikthimin në detyrë në Gjykatën Kushtetuese Në Gjykatën Kushtetuese nis shqyrtimi i ankesës së ish-kryetarit të Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, i cili ka ankimuar vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra. Avokati i Xhelilit, Ferdinand Ndoja, tha se vendimi për shkarkim nga Këshilli i Ministrave është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet, pasi individit nuk i është dhënë e drejta e mbrojtjes. Xhelili u shkarkua nga detyra pak muaj më parë pas publikimit të një video-skandali, ku 56-vjeçari ngacmonte seksualisht një 20-vjeçare në këmbim të një vendi pune. Për akuzën që i bëhet, Xhelili rrezikon dënim nga 4 deri në 12 vite burg, ose gjobë nga 1 deri në 5 milionë lekë./shekulli *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.