Kanada e Ukraina nënshkruajnë marrëveshjen për tregti të lirë NULL NULL 11.07.2016 14:16 11.07.2016 14:16 Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, e ka rishikuar gjatë ditës së sotme nënshkrimin e një marrëveshje për tregti të lirë me Ukrainën, pas disa vitesh bisedime të zhvilluara. Në një takim me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko para nënshkrimit të marrëveshjes, Trudeau ka nënvizuar marrëdhëniet historike mes dy vendeve. “Aq sa është e rëndësishme të shikohet në të kaluarën, aq e rëndësishme është edhe e ardhmja”, ka thënë ai. Kjo marrëveshje nuk është marrëveshja më e madhe për asnjërin nga shtetet por po shihet si e rëndësishme politike pasi i ndihmon Ukrainës që të largohet nga ndikimi i Rusisë, transmeton Klan Kosova. Sipas Global News, zyrtarët ukrainas janë duke shpresuar që marrëveshja të ndikojë në fluksin e investimeve nga kanadezët në ekonominë e ulët të vendit. Poroshenko e ka falënderuar Kanadën për përkrahjen e dhënë gjatë këtyre viteve. Marrëveshja përfshin dërgimin e qindra trajnerëve ushtarakë dhe policorë, si dhe ndihmën në luftimin e korrupsionit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hidhet granatë në një pishinë të Gjakovës, shkaktohen dëme materiale - s'ka të lënduar 4 minuta më parë