Një serb sulmohet nga vëllau dhe nipi NULL NULL 07.07.2016 11:27 07.07.2016 11:27 Një serb në Leposaviq është sulmuar verbalisht nga vëllau dhe nipi i tij. Viktima e këtij rasti ka raportuar në polici se të dyshuarit posedonin armë. “Njësiti i hetuesisë dhe njësiti për deminim në vendngjarje kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike Zastava me 4 karikatorë me 90 fishekë të cal 7.62mm”, bën të ditur policia Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistës janë liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klan Kosova.