Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mustafa: 4 Korriku simbol i lirisë dhe pavarësisë në mbarë botën

NULL NULL
04.07.2016 12:53

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, ka uruar popullin dhe qeverinë e SHBA-ve.

“4 Korriku 1776 është një prej datave më të rëndësishme në historinë e njerëzimit, pasi që në këtë ditë u miratua Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Që nga ajo kohë, kombi i madh amerikan ndërtoi shtetin më të fuqishëm në botë të bazuar në vlerat më të avancuara humane, duke e bërë atë simbol të lirisë dhe demokracisë globale”.

“Qytetarët dhe Qeveria e Kosovës i janë përjetë mirënjohës SHBA-ve për përkrahjen e ofruar.Kosovarët mbesin populli më proamerikan në botë dhe ne jemi shumë krenar me këtë fakt. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!” ka thë ai, transmeton Klan Kosova.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.