Anjeza Shabani në lot: Videoja e paplotë, s’e dija që ishte autik NULL NULL 21.06.2016 11:44 21.06.2016 11:44 Administratorja e kopshtit “Diren”, Anjeza Shabani, e cila u filmua duke rrahur një fëmijë nga emisioni “Stop”u morr dje në pyetje nga Policia. Ajo ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe qante pa pushim. Para policisë ajo mësohet të ketë thënë se emisioni “Stop” nuk e ka shfaqur videon e plotë. Shabani pranoi se e ka dhunuar fëmijën, por videoja sipas saj nuk tregon të vërtetën, raporton Panorama, përcjellë Klan Kosova. “Videoja është prerë, nuk është e plotë. Unë pasi e qëlloja edhe e kam përqafuar fëmijën. Por ai përsëri nuk pushonte. Unë nuk e dija që fëmija ishte autik. Nuk më kishin thënë. Po të shihni videot e plota shihet që unë e kam puthur dhe përqafuar disa herë”, tha ajo para Policisë duke shpërthyer në lot. Anjeza Shabani rrezikon tashmë deri në 20 vjet burg për akuzat në fjalë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tiranë: Arrestohet 30-vjeçarja pasi kundërshtoi zyrtarët policorë, në stacion thyen xhamin e një dhome 23 sekonda më parë