Obama në Parkun Kombëtar Yousemite: Ruajeni mjedisin NULL NULL 19.06.2016 17:37 19.06.2016 17:37 Presidenti amerikan, Barack Obama gjatë vizitës në Parkun Yosemite bashkë me familjen e tij, ka paralajmëruar për kërcënimet që i kanosen këtij parku kombëtar nga ndryshimet klimatike. Vizita është pjesë e përpjekjeve të Obamës për t’u siguruar mbi trashëgiminë e tij mjedisore, transmeton Klan Kosova. Gjatë një fjalimi të shkurtër në “Urën Sentinel” Obama lartësoi virtytet e të shpenzuarit të kohës në natyrë. “Në këtë 100-vjetor u kërkojmë të gjithë amerikanëve të gjejnë veten në këto parqe, në mënyrë që kushdo, përfshi edhe ata nga komunitetet më të pamundura të mund t’i përjetojnë të tilla mrekulli”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zgjedhjet e 12 tetorit, nis periudha për certifikim të partive dhe dorëzimin e listës të kandidatëve 12 minuta më parë