Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sa të rrezikshme janë pistat e vrapimit?

NULL NULL
02.06.2015 08:30
Sa të rrezikshme janë pistat e vrapit? Është fjala për pistat e vrapimit të cilat janë dhe pajisjet e palestrës më të kërkuara dhe më të shitura në SHBA. Të vraposh në një pistë mund të duket më e rehatshme se vrapimi në park në ditët e ftohta të dimrit.

Këto pista janë përdorur në Britani që në lashtësi, si një metodë për të vënë në punë të burgosurit, por tani kjo është kthyer në një mënyrë për të lehtësuar punën dhe për të vrapuar pa qenë nevoja të dalësh jashtë shtëpisë.

Por sa e sigurt është kjo metodë?

Rreth 24.000 njerëz u shtruan në spitalet e SHBA-së vitin e kaluar për lëndime të pësuara nga përdorimi i pistës së vrapit.

Vajza e boksierit Majk Tajson (Mike Tyson) vdiq pasi u ngatërrua në një kabllo të pistës, ndërsa shumë fëmijë të tjerë vuajnë nga djegie të rënda pas fërkimit të gishtave në rripin rrotullues.

Për fëmijët pista e vrapimit konsiderohet e rrezikshme.

Në Australi ka nisur edhe një fushatë publike për rreziqet që sjell pista e vrapimit për fëmijët.

Kompanitë e prodhimit të këtyre pistave rekomandojnë që përdoruesit të qëndrojnë si duhet në këto pajisje, si dhe të dinë kriteret e sigurisë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të rriturit duhet të ushtrojnë aktivitet fizik të paktën 75 minuta në javë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.