Pemët më të vjetra nën dritën e hënës NULL NULL 01.06.2015 16:44 01.06.2015 16:44 Pemët e lashta të prekura nga rrezet kozmike janë subjekti i projektit "Diamond Nights". Projekti është realizuar nga fotografja Beth Moon nga San Francisco. Moon ka kaluar 14 vitet e fundit duke fotografuar pemët më të vjetra në botë gjatë ditës, por seria e saj e fundit i ka sjellë ato gjatë natës. Fotografitë e saj shfaqin pemët kryesisht në Afrikën e Jugut, Botsvana dhe Namibia. “Marrëdhënia ime me të egrën ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në punën time. Kjo seri është frymëzuar nga dy studime interesante dhe shkencore që lidhin rritjen e pemëve me lëvizjen qiellore dhe ciklet astrale” spjegon Moon në uebfaqen e saj. Studimi i parë arriti në përfundimin se ndikimet kozmike të rrezatimit ndikojnë në rritjen e pemëve më shumë se temperatura vjetore apo reshjet ndërsa studimi i dytë erdhi në përfundim se pemët ndryshojnë formën dhe madhësinë të ndikuara direkt nga planetet dhe hëna, transmeton Klan Kosova. Moon shkoi në lokacionet e njejta gjatë ditës dhe natës kurse fotografitë i realizoi në momentet e lëvizjeve të yjeve. Çdo foto është emëruar sipas yjeve në sfond. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.