Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pavarësia e mediave siguron liri e përgjegjësi

NULL NULL
03.05.2015 08:24
Isa Mustafa: Filozofia ime qeverisëse përjashton kërcënimin ndaj medias, sepse kudo që kërcënohet pavarësia e medias, aty minohet liria njerëzore.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se filozofia e tij qeverisëse përjashton çfarëdo kërcënimi ndaj medieve, sepse kudo ku kërcënohet ajo, aty minohet liria e njerëzve në përgjithësi dhe zvogëlohet përgjegjësia e pushtetit.

“Filozofia ime qeverisëse përjashton kërcënimin ndaj medias, sepse kudo që kërcënohet pavarësia e medias, aty minohet liria njerëzore si edhe përgjegjësia qeveritare”.

Këto komente Kryeministri Mustafa i ka bërë në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, pasi që sot shënohet edhe Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, të gjithë ne duhet të reflektojmë mbi rëndësinë jetike që ka segmenti i lirisë së shprehjes për zhvillimin harmonik të shoqërisë, qeverisjen e përgjegjshme dhe përafrimin me standardet euro-atlantike.

“Në këtë ditë të veçantë për të gjithë gazetarët dhe mediat, unë i ftoj të gjithë ata që të angazhohen me tërë potencialin që kanë, të kryejnë me nder e përgjegjësi misionin për të cilin janë përcaktuar. Duke qenë të zëshëm ndaj çdo tendence manipuluese dhe duke përjashtuar njëherë e përgjithmonë praktikat abuzive, jam i bindur se do të krijojmë një ambient më të përshtatshëm për zhvillimin e lirisë së shprehjes, si një instrument i rëndësishëm i zhvillimit të demokracisë së shtetit tone”, ka shkruar Mustafa.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.