Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

300 mijë armë pa leje në Kosovë

NULL NULL
03.05.2015 08:04
Sondazhet e organizatave ndërkombëtare thonë se në Kosovë ekzistojnë 300 mijë armë pa leje. Kurse sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, armë me leje kanë 5706 veta

Sipas organizatave ndërkombëtare dhe ekspertëve të sigurisë në vend, mendohet së në Kosovë ekzistojnë mbi 300 mijë armë ilegale.

Kurse sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, leje për mbajtjen e armëve kanë mbi 5700 qytetarë, shkruan gazeta Zëri.

“Në total janë dhënë 5706 leje për armë, kurse numrin e armëve pa leje në vend nuk mund ta dimë, sepse nuk kemi një hulumtim të saktë, përveç nëse i referohemi një të bërë nga UNDP-ja në vitin 2006, nga i cili kanë rezultuar rreth 300 mijë armë ilegale”, është thënë në njoftimin e Zyrës për Informim në Ministrinë e punëve të Brendshme.

Ekspertët vlerësojnë se armëmbajtja pa leje është problem i një shoqërie në tranzicion dhe i një shteti të dobët.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.