Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kërpudhat “bashkojnë” qytetin e Mitrovicës (VIDEO)

NULL NULL
02.06.2016 21:31

Në fshatin Gushafc të Mitrovicës është përuruar  fabrika e për prodhimin e kërpudhave, Hirano Mushroom.

Pos kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri, që është bashkëpronar i saj, në këtë ceremoni erdhi edhe homologu i tij nga veriu, Goran Rakiq.

Asnjëri nuk foli për ndasitë në qytetin e tyre ndërsa presidenti i AKR-së, Behxhet Pacolli bëri hapjen zyrtare të kësaj fabrike.

Ndërsa drejtori i kompanisë, Valdrin Lluka  tregoi se në këtë kompani aktualisht janë të punësuar 70 punëtorë, njofton Klan Kosova.

Ky projekt është bashkëpunim i disa investitorëve nga Japonia, Holanda, Franca e Kosova ndërsa ndërtimi i gjithë kësaj fabrike që u tha të jetë më e madhja në Ervopë, ka kushtuar 5 milion euro.

Kronikë nga Dibran Istrefi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.