Bushati në Vatikan, takon Papa Françeskun NULL NULL 02.06.2016 17:47 02.06.2016 17:47 Kanonizimi i Nënë Terezës në shtator, lumturimi i 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, si dhe 25-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve kanë qenë në fokus të takimit të ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati në Vatikan. Gjatë qëndrimit në Selinë e Shenjtë, Bushati është takuar me homologun e tij, imzot Paul Richard Gallagher, ndërsa pati edhe një audiencë me Papa Françeskun. Në takimin me imzot Gallagher, ministri Bushati vlerësoi jehonën mbresëlënëse dhe gjurmët e thella që la në Shqipëri vizita e Papa Françeskut. Ndërsa në audiencën me këtë të fundit, shefi i diplomacisë shqiptare i shprehu Atit të Shenjtë mirënjohjen për dashamirësinë dhe vlerësimin e vazhdueshëm që ai i ka dhënë popullit dhe kombit shqiptar, si një sinjal i qartë dhe pozitiv për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe./ Tch *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.