Bunjaki: Ishujt Faroe me përvojë, ne luajmë për fitore NULL NULL 02.06.2016 17:19 02.06.2016 17:19 Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki ka mbajtur konferencë para ndeshjes miqësore kundër Ishujve Faroe. Bunjaki bashkë me kapitenin Enis Alushi kanë treguar se të mërkurën kanë pasur stërvitjen e parë, kurse sot mbajnë të dytën e cila do të bazohet në punën në reparte dhe grupe, shkruan te Federata e Futbollit të Kosovës. “Ekipi kundërshtar ka një potencial të mirë që bartë me vete edhe një përvojë, por ne gjithsesi do të luajmë për fitore”, ka theksuar Bunjaki. Ndërsa, kapiteni Enis Alushi u shpreh se loja është e mirëseardhur para ndeshjeve eleminatore për Botërorin 2018. “Duhet të punojmë në repartin defanziv sepse sulmi është mjaf kreativ”, ka thënë Alushi, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.