Demolli takon deputetët e Gjashtë Plusit NULL NULL 02.06.2016 16:55 02.06.2016 16:55 Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka pritur sot në takim deputetët nga Grupi parlamentar Gjashtë Plus të Kuvendit të Kosovës të prirë nga deputetja Mufera Ainik, shefe e këtij Grupi parlamentar. Demollli i njoftoi deputetet e grupit parlamentar gjashtë plus me misionin, detyrat, aktivitetet dhe planet e Ministrisë dhe të FSK-së në këtë proces. Me këtë rast ai tha se Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës i kanë zhvilluar të gjitha përgatitjet e nevojshme për zbatimin e rekomandimeve të dala nga Rishikimi Strategjik i Sektorit të Sigurisë së Kosovës që i kanë takuar kësaj ministrie dhe FSK janë të gatshme për të filluar në implementimin, gjegjësisht transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës Demolli më tutje, i njoftoi deputetet në tërësi për procesin e planifikimit të misionit, strukturës, trajnimit, buxhetit, infrastrukturës, pajisjeve si dhe mbi transparencën e plotë gjatë këtij procesi me institucionet me të larta të shtetit si dhe partnerët tanë strategjik ndërkombëtare. Demolli tha se ashtu si FSK-ja edhe FAK sipas planifikimit do të jetë një forcë profesionale, multientike, me përfaqësim gjinor pa kuota si dhe e gatshme të shërbej pë vendin dhe tu dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim. Në takim, gjithashtu u bisedua edhe për pozitën e minoritarëve në FSK, perspektiven si dhe nevojën për koordinim të përfaqësuesve të minoriteteve në sensibilizimin dhe informimin e sa më shumë të rinjve nga radhët e komuniteteve për të konkurruar, nënshtruar kritereve të përzgjedhjes sipas standardeve të FSK-së, e që janë edhe standarde të NATO-s, në mënyrë që të gjithë bashkë të ndërtojmë një institucion i cili do ti shërbej vendit dhe interesave të qytetarëve të saj pa dallim, transmeton Klan Kosova.. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 20/06/2025