Ky është indiani rekorder në përqafime (Video) NULL NULL 02.06.2016 17:01 02.06.2016 17:01 Krishna Kumar së fundmi në një shkollë në Indi shpërndau dashuri, duke e thyer rekordin për më shumë përqafime të bëra në një minutë nga një individ. Ky njeri i dashur arriti t’i përqafojë 79 njerëz të ndryshëm në vetëm 90 sekonda. 88 studentë pritën në radhë që të përfshihen në këtë sfidë të përqafimeve të shpejta. Krishna u përpoq t’i përqafojë 83 njerëz, por për fat të keq ekipi menxhues i Guinness u detyrua t’i diskualifikojë një numër të tyre, të cilët u vlerësuan se nuk ishin përqafime të plota. Rregullat për këtë titull kërkojnë që në rastet kur përqafimi të llogaritet i plotë, të dy duart duhet të mbështillen rreth personit tjetër me një përqafim të ngushtë. Me aplikimin për këtë titull, Krishna për Rekordin Botëror Guinness deklaroi: Këtë arritje e konsideroj si nivelin më të lartë të arritjeve njerëzore, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete Ja pse noti në Berlin ka qenë i ndaluar për 100 vjet - pritet të rikthehet në vitin 2026 18/06/2025
Kuriozitete MrBeast dhuron 500 mijë euro, kush është shqiptari që i fitoi 50 mijë prej tyre (VIDEO) 03/06/2025