Shikoni se çfarë pasurie ka Kryeministri Isa Mustafa NULL NULL 02.06.2016 16:33 02.06.2016 16:33 Agjencia Kundër Korrupsionit, ka publikuar në faqen zyrtare të saj regjistrat e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtareve të lartë publik. Sipas këtyre publikimeve Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar pasuri të trashëguar shtëpinë me vlerë prej 138,000.00 Euro dhe tokë të trashëguar poashtu me vlerë prej 365,000.00 Euro, njofton Klan Kosova. Kryeministri Mustafa, gjithashtu ka deklaruar pasurinë e të hyrave vjetore ku tha se nga meditja qe merr nga Qeveria ai ka 7,189.00 Euro. Isa Mustafa gjithashtu merr pagë nga Fakulteti Ekonomik me vlerën prej 3,736.00 Euro. Shpërblime nga ASHAK ai ka deklaruar vlerën prej 15,439.00 Euro, njofton Klan Kosova. Ndërkaq paga vjetore si Kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar shifrën me vlerë prej 16,173.00 Euro. Për më shumë detaje rreth pasurisë së Kryeministrit Mustafa klikoni në linkun e vendosur KËTU. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 20/06/2025