Përgjues në zyrën e Tahirit NULL NULL 02.06.2016 15:57 02.06.2016 15:57 Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri ka zbuluar në zyrë pajisje përgjimi, ndërsa e ka dorezuar në Prokurori bashkë me kallëzimin penal. Burimet zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme, i thanë “ABC Neës” se pak ditë më parë, Ministria e Brendshme ka dorëzuar një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Tiranes, ku kërkohet të gjenden personat që i kanë vendosur në zyrë ministrit Tahiri aparat përgjimi. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se personi që i ka vendosur pajisjen e përgjimit në zyrë ministrit Tahiri është punonjës i Ministrisë së Brendshme. Sakaq, pak ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi se ministri Tahiri është regjistruar me zë ku implikon atë në afera të ndryshme, raporton Albeu, transmeton Klan Kosova *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë 20/06/2025