Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sa hektarë tokë dhe pasuri tjetër ka Azem Syla?

NULL NULL
02.06.2016 15:52

Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla, në formularët e Agjencionit Kundër Korrupsionit ka deklaruar pasuri të përgjithshme në vlerë 240.000 mijë euro.

Ai ka deklaruar një hektar tokë në vlerë 50.000 euro, makinë në vlerë 30.000 euro, banesë në vlerë 50.000 euro dhe shtëpi në vlerë 70.000 euro dhe 40.000 euro të deponuara në bankë.

Syla është i akuzuar si udhëheqës i grupit kriminal në keqpërdorim të pozitës për biznese me toka shoqërore që i ka kushtuar dëme buxhetit të Kosovës rreth 30 milionë euro dhe për momentin gjendet në paraburgim, në pritje të një vendimi të ri të gjykatës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.